Gjykata e Elbasanit e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e pedagogëve të Universitetit të Elbasanit ndërkohë që ndaj tyre ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe pezullim nga detyra. Gjykata vendosi që në “arrest me burg” të vendosë Gazmend Hodon i cili në këtë aferë të dyshuar korruptive luante rolin e sekserit. Më tej Gjykata e Shkallës së parë Elbasan vendosi t’i kalojë çështjen për kompetencë Spak.