Top Channel/ Koreja e Veriut kërcënon SHBA: Po shkelni hapësirën tonë, do ju rrëzojmë avionët!
10/07/2023 18:46

Koreja e Veriut akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kanë shkelur hapësirën e saj ajrore duke kryer fluturime vëzhguese. Phenjani tha se po tregonte vetëpërmbajtje pasi rezervon të drejtën t’i rrëzojë avionët amerikanë Veprimet provokuese ushtarake nga SHBA-ja po e sjellin gadishullin korean më pranë konfliktit bërthamor, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Koresë së Veriut Në deklaratë u theksua po ashtu se përdorimi i avionëve dhe dronëve vëzhgues nga Uashingtoni po përshkallëzon tensionet, duke akuzuar Uashingtonin se po dërgon nëndetëse bërthamore pranë gadishullit. Në deklaratë u përmendën edhe incidente në të kaluarën kur Veriu kishte rrëzuar ose penguar avionë amerikanë në kufi. Koreja e Veriut shpesh ankohet që SHBA-ja kryen fluturime vëzhguese pranë gadishullit. Nuk ka pasur reagim të menjëhershëm nga ushtria amerikane që janë të vendosur në Korenë e Jugut. Ushtria e Koresë së Jugut tha se pretendimet e Veriut se i është shkelur hapësira ajrore janë të pavërteta. Ushtria në Seul tha se asetet vëzhguese amerikane kanë kryer fluturime rutinë të vëzhgimit përreth gadishullit, duke shtuar se aleatët punojnë ngushtë për të monitoruar Veriun.

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50