Gjatë një viti në Korçë janë 46 raste të reja të prekura nga kanceri i gjirit ndërsa mjekët pohojnë se vijon të rritet ndërgjegjësimi për diagnostikimin në stadet e hershme. Edhe pse grupmosha më e prekur mbetet 45-65 vjeç nuk mungojnë as rastet e pacientëve në moshë më të re ndaj mjekët vendosin theksin tek rëndësia e kontrolleve sistematike.