Më 1 Qershor, fëmijët e Tiranës do të marrin një dhuratë shumë të veçantë. Kopshti i ri Zoologjik është thuajse gati dhe do të vijë për të gjithë qytetarët e Tiranes si një pikë tjetër argëtimi. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkë me një grup fëmijësh, inspektoi punimet që janë në fazën përfundimtare, për të mirëpritur më pas kafshët. Veliaj siguroi se Kopshti i ri Zoologjik do të jetë më moderni në Ballkan, pas lirimit të hapësirave të zaptuara.