Teksa janë kthyer nga emigrimi për të krijuar të ardhmen në Shqipëri, emigrantët përballen me mungesën e sigurisë. Një nga blegtorët më të mëdhenj në vend, Endrit Pepa ka një kope prej rreth 1 mijë dele. Ai është përfitues i subvencioneve dhe ka një treg të sigurt të mishit, por e tremb mungesa e kullotave të sigurta.