Kryetari i Bashkisë Vau Dejës, Kristian Shkreli, reagoi për herë të parë ndaj zërave që e lidhin atë me një hetim të mundshëm ose arrestim nga SPAK, me akuzën për krime zgjedhore. Ndërkohë që inspektoi punimet për ndërtimin e kanalit vaditës në fshatrat Shelqet, Pistull dhe Paçram, Shkreli u shpreh se është i gatshëm të bashkëpunojë me çdo institucion hetimor dhe theksoi se ndodhet në terren, aty ku qytetarët i kanë dhënë votëbesimin për të shërbyer. “Jam i gatshëm të bashkëpunojë me çdo institucion hetimor dhe theksoi se ndodhet në terren, aty ku qytetarët i kanë dhënë votëbesimin për të shërbyer”, u shpreh ndër të tjera Shkreli. Më tej ai tha se “institucionet duhet të bëjnë punën e tyre ndaj kujtdo që shkel ligjin“.