Ndërsa Shqipëria përballet me shifrat e rritura të infektimeve, në pikat kufitare ka hyrë në fuqi zbatimi i rregullave te reja. Pavarësisht se në piken e kalimit kufitar të Kapshticës, vendi fqinj ka kërkuar prej muajsh që udhëtarët të jenë të pajisur me dokumentet e nevojshme për të shmangur rrezikun e përhapjes së infektimeve, Shqipëria vetëm tani ka vendosur të kërkojë të njëjtat dokumente për ata që hyjnë në vendin tonë.