Të gjitha shkollat kopshtet e çerdhet do të kalojnë në sitë nga inspektoriati shëndetësor shtetëror për të kontrolluar nëse drejtuesit e tyre kanë regjistruar fëmijë të cilët nuk kanë kryer vaksinat,sipas kalendarit të detyrueshëm .Me fillimin e viti te ri shkollor ekspertët e shendetit publik rikujtojnë drejtuesit e institucioneve arsimore se nuk duhet të pranojnë asnjë fëmijë që nuk është vaksinuar. Në janar këtij viti në vendin tonë pati një shpërthim të fruthit tek disa fëmijë dhe në atë situatë rezultoi se në disa shkolla një pjesë e mirë e nxenësve nuk kishin paraqitur kartelën e vaksinimit sic ishte rasti i një shkollë në Durrës