Ambasada e Iranit e zbrazur nga diplomatët tashmë është në dorë të autoriteteve shqiptare. Prej 24 orësh në këtë godinë vijojnë kontrollet por deri më tani nuk është gjetur asgjë e jashtëligjshme. Pavarsisht kësaj godina është në ruajte të policisë dhe antiterrorist më një afat të pa caktuar. E zbrazur është edhe rezidenca e diplomateve të Iranit në Mjull Bathore. Personat e fundit nga kjo godinë kanë dalë mëngjesin e të enjtes dhe kanë lënë Shqipërinë. Godina e mbyllur është në ruajtje të policisë së shtetit.