Arrestohen dy persona për kontrabandim të mallrave në Portin e Durrësit. Bëhet fjalë për një 26-vjeçar nga Dimali i cili ishte shoferi i fugonit të linjës Ankona-Durrës dhe pronarit të fugonit A. Ç, 60 vjeç, nga Lushnja. Gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me autoritetet doganore, në fugon u gjetën dhe sekuestruan dhjetëra kuti me kafe dhe mallra të tjera, të cilat këta shtetas po tentonin t’i kontrabandonin në vendin tonë.