Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës janë arrestuar 16 persona në kryeqytet për kontrabandë ilaçesh me vlerë rreth 50000€. Gazetarja Anila Hoxha mëson se mes personave të arrestuar ka farmacistë dhe furnizues. Ata kanë rënë në “rrjetën” e Prokurorisë pas përgjimeve.