Gjatë natës së ndërrimit të viteve dhe orëve të para të janarit, është vërejtur një fluks i lartë qytetarësh që janë paraqitur në urgjencën e spitalit rajonal të Lezhës. Sipas mjekes së urgjencës, Elsuida Prendi, shumica e rasteve kanë qenë të lidhura me konsumimin e tepërt të alkoolit. Megjithatë, nuk janë raportuar persona të dëmtuar nga përdorimi i mjeteve piroteknike.