Korrupsionin në komisionet e prokurimeve publike, qeveria ka në plan ta luftojë me anë të teknologjisë së avancuar. Edi Rama beson se zëvendësimi i njerëzve me inteligjencën artificiale do e bëjë procesin më transparent. Të ftuar ishin pedagogia Denisa Kele dhe Kushtrim Shala, konsulent inovacioni që drejton Shoqatën Kombëtare të Teknologjisë (ALBICT).