Top Channel/ Konstituimi i Kuvendit në Kosovë! Osmani cakton datën për seancën
01/04/2025 19:56

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thirrur më 15 prill seancën për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës. Sipas rregullores së Kuvendit, punimet e seancës konstituive, deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, i drejton deputeti më i vjetër në moshë, i ndihmuar nga deputeti më i ri në moshë. Në seancën e parë themelohet një komision i verifikimit të mandateve dhe kuorumit e që pasohet me betimin e deputetëve. Në këtë seancë do të bëhet edhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës që sipas Kushtetutës së Kosovës i takon të propozohet nga grupi më i madh parlamentar, në këtë rast është Lëvizja Vetëvendosje e cila nga zgjedhjet e nëntë shkurtit siguroi 48 mandate e për tu zgjedhur i duhen 61 vota. Në seancën konstituive zgjidhet edhe kryesia e parlamentit e përbërë prej pesë nënkryetarëve. Tre subjektet më të mëdha parlamentare propozojnë nënkryetarët e tyre dhe dy nënkryetarë duhet të jenë nga komunitetet pakicë. Njëri prej tyre duhet të jetë nga radhët e komunitetit serb dhe njëri nga komunitetet e tjera. Seanca konstituive përfundon me zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Pas formimit të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, Presidentja fton fituesin e zgjedhjeve që brenda 15 ditësh të prezantojë para kuvendit përbërjen e qeverisë. Për t’u zgjedhur qeveria duhet 61 vota pro, që nga zgjedhjet e nëntë shkurtit asnjëra prej partive nuk i ka të siguruara. Nëse partia e parë nuk ka votat e mjaftueshme, atëherë presidentja i jep kohë dhjetë ditë ndonjë partie apo koalicione tjetër që konsideron se ka numrat e mjaftueshëm për të formuar qeverinë. Në rast se edhe ky version dështon, atëherë vendin shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme. Në zgjedhjet e nëntë shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje siguroi 48 mandate, PDK-ja 24 vende, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 vende dhe AAK-NISMA 8 vende. 20 vendet e tjera janë të garantuara për komunitetet pakicë.

Top News – Shtrenjtohen tarifat në stacion. Linjat e autobusëve në Prishtinë paralajmërojnë grevë
01/07 23:00
Top News – Protestë në Merdarë. Kurti ndërton urën, serbët bllokojnë rrugët
01/07 21:00
Top Channel/ Kurti nuk tërhiqet! Nis ndërtimi i dy urave të reja, BE: Ne nuk jemi pjesë
01/07 20:04
Top News- Fondet e BE mbeten ‘pezull’/ Kos: Presim që të formohet qeveria e re në Kosovë
01/07 16:47
Top Channel/ Kurti nuk “tërhiqet”: Nis ndertimi i dy urave te reja krah Ures se Ibrit!
01/07 16:01
Top Channel/ Ura e re mbi Ibër, lidh dy pjesët e Mitrovicës. Reagon BE: S’jemi të përfshirë
01/07 12:52
Top News- Sulmi terrorist në Banjskë/ Komandanti i KFOR- autorët të dalin para drejtësisë
01/07 12:21
Top Channel/ Kosovë, zvarritja me “plan”! Ekspertët: Kushtetuesja të sqarojë garën
30/06 20:03
Top News- Kosova ndalon importin e gjedhëve nga Italia/ Shfaqet sëmundje virale e lëkurës
30/06 16:47
Top News- Kosova ndalon importin e gjedhëve nga Italia/ Shfaqet sëmundje virale e lëkurës
30/06 16:45
Top News- Kurti i hapur për takime me opozitën/‘Kam ofruar dy kompromise për zhbllokimin e Kuvendit’
30/06 14:52
Top News- Aktakuzë ndaj dy serbëve për krime lufte/ Dyshohet se vr*në 2 civilë e torturuan të tjerë
30/06 12:36
Top News- Pa konstituim, nuk ka pushime! Deputetët e Kosovës duhet të kthehen në Kuvend çdo 48 orë
30/06 10:11
Top Channel/ Kosovë, kriza vazhdon! Dështon seanca e 39-të, opozita kundërshton propozimin e LVV
29/06 15:10
Top Channel/ Gazetarja kap “mat” Kurtin! Kryeministri: Gjeni një vend ku partia e parë ishte…
29/06 15:08
Top Channel/ ‘Kriza’ vijon në Kosovë, deputetët u bien tavolinave
29/06 12:22
Top Channel/ Kurti s’arrin dakordësinë me partitë politike. Bllokada institucionale vijon në Kosovë
28/06 22:56
Top News – Çfarë tha Gjykata Kushtetuese? Kurti, PDK e LDK, interpretime të ndryshme të vendimit
28/06 21:36
Top Channel/ Festa e Vidovdanit! Policia e Kosovës ndalon serbët me simbole shoviniste
28/06 19:44
Top Channel/ Mbi dy orë takim! Asnjë rezultat nga bisedimet e Kurtit me partitë
28/06 19:42