Pesë ekipe me emra të njohur të arkitekturës ndërkombëtare u bënë pjesë e garës sot në Durrës për të projektuar kampusin e ri të Universitetit “Aleksandër Moisiu”. Fitues në këtë garë u shpall Projekt ideja e 51N4E me JESHILE Landscape Design dhe Blerta Kambo. Pas muajsh pune, bashkëpunimi dhe hartimi të projekt-ideve, universiteti mbërriti sot në finalen e Konkursit Ndërkombëtar për Masterplanin e Kampusit Universitar, një proces që synon të përcaktojë vizionin e ri të një prej hapësirave më të rëndësishme akademike në vend.