Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken u gjend përpara disa pyetjeve të vështira gjatë seancës dëgjimore në Kongres. Shefi i diplomacisë amerikane e mbrojti me vendosmëri tërheqjen ushtarake amerikane muajin e kaluar nga Afganistani që përfundoi një luftë 20 vjeçare, më e gjata në historinë e Shteteve të Bashkuara.