Pesë muaj pasi gjykata e dënoi Redjan RRajën me burgim të përjetshëm , SPAK kërkoi konfiskimin e pasurive të tij dhe të personave të afërt. Duke nisur nga asete si apartamente , njësi tregëtare, garazh dhe deri tek makinat dhe ora e dorës, SPAK kërkoi kalimin në llogari të shtetit të 9 pasurive. Hetimi I prokurorit Adnan Xholi ka provuar se dentist Redjan Rraja nuk kishte të ardhura të ligjshme për ti krijuar, jo vetëm ato ;por edhe mjetin luksoz që I bleu modeles Kejvina Kthella.