Marrëdhënia mes talentit të Barcelonës, Lamine Yamal, dhe artistes argjentinase Nicki Nicole është bërë publike, duke i dhënë fund thashethemeve të muajve të fundit. Çifti u shfaq për herë të parë hapur në festën e ditëlindjes së 18-të të yllit spanjoll, ku prania e këngëtares tërhoqi vëmendjen e fansave në rrjetet sociale. Pak ditë më vonë, Lamine publikoi në Instagram një foto romantike me Nicole për ta uruar në ditëlindjen e saj më 25 gusht, duke i dhënë fund zërave.