Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, foli për një "era të re në gjeopolitikë" përpara fjalimit të tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Rubio drejton delegacionin amerikan në eventin e rëndësishëm global të sigurisë, i pari i këtij niveli që pas kërcënimit të Presidentit Donald Trump ndaj sovranitetit të Danimarkës dhe zotimit të tij për aneksimin e Grenlandës. Mesazhi i Rubios u interpretua nga BBC si një paralajmërim për Europën.