Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë në bashkëpunim me Odën e Farmacistëve të Kosovës nisi sot konferencën e VI-të farmaceutike me titull “Së bashku për farmaceutikën”. Kjo Konferencë 3-ditore zhvillohet me pjesëmarrje ndërkombëtare. Në fokus të kësaj Konference janë zhvillimet bashkëkohore në fushën farmaceutike brenda dhe jashtë Shqipërisë. Këto zhvillime do të pasqyrohen gjatë referimeve të lektorëve shqiptar e të huaj të cilët vijnë nga bota akademike dhe profesionale. Qëllimi është që kjo Konferencë të mundësojë shkëmbimin e eksperiencave ndërmjet kolegëve farmacist të cilët e ushtrojnë profesionin në fusha të ndryshme te sektorit farmaceutik. Në ceremoninë e hapjes së Konferencës, Znj Diana Toma, Presidente e Urdhrit te Farmacisteve te Shqiperise falenderoje te pranishmit per pjesemarrjen e larte, pas nje kohe te gjate nderprerje.