Ligji i ri për hetimin parlamentar prodhoi pengesën e parë në funksionimin e komisionit për dy kontratat koncesionare në shëndetësi, sterilizimin dhe check up. Marrja e provave me ligjin e ri kalon përmes eksperteve dhe jo deputeteve, argument që u përdor nga socialistet për të bllokuar kërkesat e opozitarëve për marrjen e informacioneve nga institucionet shtetërore.