Muzikologja Blerina Shalari dhe e motra Alda Shalari kanë sjellë në skenën e teatrit të Gjirokastrës një performancë muzikore ndryshe. Koncerti muziko-teatral "Rrënjët" me të ftuar special aktorin Dritan Boriçi ishte një performacë e rrallë muzikore dhe njëherazi teatrale. Motrat Shalari që luajnë në piano ndërsa i përkasin komunitetit të artistëve aftësi të kufizuara në shikim janë rikthyer në qytetin e tyre të lindjes pas më shumë se dy dekadash.