Kantautori i njohur korçar Mihallaq Andrea pas disa vitesh mungesë është ngjitur në skenën e teatrit të Korçës me një koncert që ka sjellë për publikun këngët e tij hite të riorkestruara. Së bashku me instrumentistë dhe vokalistë të tjerë artisti që nisi të këndojë dhe krijuesi i shumë serenatave prej moshës 14 vjeçare përcolli emocione të shumta në teatrin e mbushur me publik si rrallë herë të cilit ai thotë se ja dedikoi këtë koncert.