Top Channel/ Komunizmi si nazizmi, Çekia do të dënojë me burg personat që përhapin komunizmin
30/07/2025 12:11

Republika Çeke ka ndërmarrë një hap historik duke barazuar ligjërisht propagandën komuniste me atë naziste. Presidenti Petr Pavel ka firmosur një ndryshim në Kodin Penal, i cili e vendos komunizmin në të njëjtin nivel ligjor me nacionalsocializmin, duke hapur rrugën për ndalimin e partive apo lëvizjeve që propagandojnë ideologji që shtypin liritë dhe të drejtat e njeriut. Ligji i ri, që hyn në fuqi më 1 janar 2026, parashikon dënime deri në pesë vjet burg për këdo që themelon, mbështet apo përhap lëvizje me ideologji totalitare që nxisin urrejtje racore, etnike, fetare apo klasore. Nisma u shty përpara nga lëvizja qytetare "Nëntori nuk ka mbaruar ende", e udhëhequr nga Martin Mejstrik – një figurë kyçe e "revolucionit të kadifenjtë" të vitit 1989 – dhe u mbështet nga qeveria proevropiane e kryeministrit Petr Fiala. Historianë të Institutit për Studimin e Regjimeve Totalitare e kanë quajtur këtë një hap drejt drejtësisë historike. Por ky zhvillim ka shkaktuar debat të ashpër në vend, ku Partia Komuniste e Bohemisë dhe Moravisë ka ende mijëra anëtarë dhe një ndikim të konsiderueshëm politik. Pas zgjedhjeve evropiane 2024, ajo hyri në Parlamentin Evropian si pjesë e koalicionit "Stacilo!" dhe pritet të garojë me sukses edhe në zgjedhjet parlamentare të tetorit 2025. Ish-kryeministri Andrej Babis, favorit për të fituar ato zgjedhje, nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me këtë koalicion, duke deklaruar se “për mua, ata nuk janë komunistë”. Megjithatë, ligji i ri mund të vendosë partine komuniste në të njëjtën pozitë me Partinë e Punës Çeke, e cila u shpërbë në vitin 2010 për përhapje të ideologjisë naziste. Kryetarja e komuniosteve dhe eurodeputetja Katerina Konecna e cilësoi ligjin si një sulm politik nga koalicioni qeverisës dhe përpjekje për të heshtur opozitën.

Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05