Një koncert madhështor është mbajtur në teatrin “Skampa” mbi krijimtarinë e mjeshtrit të madh, kompozitorit Naim Gjoshi. Këngët më të bukura të atdhedashurisë sollën në Elbasan zërat më të bukur të Kosovës dhe e pavdekshme “Poçari”, “Mora Fjalë”, “jam Europë” etj. I emocionuar dhe me modesti Naim Gjoshi vlerësoi bashkëpunëtorët që realizuan koncertin “Udhët e mia”, një koncert që ngriti në këmbë publikun elbasanas.