Top Channel/ Komplot kundër SHBA? Kina pasi ftoi Putin dhe Kim: Me Korenë e Veriut dhe Rusinë…
04/09/2025 22:39

Kina e ka mbrojtur vendimin e saj për t’i ftuar liderët e Rusisë dhe Koresë së Veriut në ceremoninë përkujtimore për përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, pasi presidenti amerikan, Donald Trump e ka akuzuar se e ka shfrytëzuar këtë ngjarje për komplot kundër Shteteve të Bashkuara. Trump i ka bërë disa komente në platformën e tij Truth Social, duke përmendur liderin kinez, Xi Jinping, liderin verikorean, Kim Jong Un dhe presidentin rus, Vladimir Putin, të cilët kanë marrë pjesë në një paradë të madhe ushtarake, në të cilën Kina i ka shpërfaqur kapacitetet ushtarake. “Ia përcillni përshëndetjet më të ngrohta Vladimir Putinit dhe Kim Jong Unit, teksa bëni komplot kundër Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Trump duke iu drejtuar liderit kinez. I pyetur për postimin e Trumpit, Ministria e Jashtme e Kinës ka thënë të enjten se “mysafirët e huaj” janë ftuar për të shënuar përvjetorin e 80-të të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. “Ka të bëjë me punën e përbashkët me shtetet që e duan paqen dhe popujt që kujtojnë historinë, kanë kujtesë për martirët, janë për paqe dhe krijim të së ardhmes”, ka thënë Ministria e Jashtme kineze përmes një deklarate. “Krijimi i lidhjeve diplomatike të Kinës me secilin shtet nuk ka qenë kurrë i lidhur kundër një pale të tretë”, ka thënë ai. Kremlini ka thënë të mërkurën se shpreson që këto pretendime të jenë bërë me doza humori.

Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00