Top Channel/ Kompeticionet evropiane/ Klubet shqiptare nisin aventurën
06/07/2021 19:52

Këtë mesjave klubet shqiptare nisin aventurën e tyre në kompeticionet evroipiane për sezonin 2021/2022. skuadra kampione e vendit Teuta do të luajë me Sherifin e Tiraspolit në raundin e parë kualifikues të Ligës së kampioneve dhe trajneri Edi Martini duket optimist në prag të kësaj përballjeje edhe pse pranon që skuadra moldave në letër është më favorite për të kaluar. Edi Martini: “Kemi bërë një fazë përgatitore të mirë dhe është e rëndësishme që nuk kemi pasur dëmtime. Në përgjithësi skuadra është mirë, edhe lojtarët që kanë ardhur janë të mobilizuar. Kështu që shpresoj që gjithçka të shkojë mirë.Normalisht që në letër janë më mirë se ne, kanë buxhet shumë herë më të lartë se ne. Jemi në një pikë që pavarësisht se nuk jemi të favorizuar, mund të arrijmë më të mirën. Ndërsa Vllaznia skuadra nënkampione e vendit përgatitet për ndeshjen e saj në Conference league, kompeticioni më i ri i UEFA, ku do të përballet me Siroki brijeg. Trajneri Thomas Brdaric theksoi se skuadra e tij duhet të japë maksimumin në këtë ndeshje që është një eksperiencë e re për të. Thomas Brdaric: Ne duhet ti shijojme keto dite por gjithashtu duhet te jemi te kujdesshem dhe duhet te kerkojme fitoren. Ne jemi ende duke punuar ne merkato, kam pergatitur ekipin, grupi është gati per kete ballafaqim. Duhet te jemi te kujdesshem pasi është eskperience e re per ne por jo per ata, prandaj duhet te japim maksimumin. Tani ne duhet te tregojme gjithcka dhe te kalojme ne raundin tjeter. Djemt jane te motivuar shume dhe perhere objektivi yne është fitorja dhe kalimi i turit Sfida mes Teutës dhe Sheriff Tiraspol do të luhet të mërkurën në 19:00 në Niko Dovana me tifozë në masën 30% të kapacitetit të stadiumit, ndërsa Vllaznia do të luajë në transfertë në Bosnje ndaj Siroki Brijeg.

Top Channel/ Përfundon ndeshja në Varshavë, Kombëtarja Shqiptare përshëndetet me tifozët
26/03 23:08
Top Channel/ Goli i Zielinski në Varshavë, polakët provokojnë tifozët shqiptarë në tribuna
26/03 22:31
Top Channel/ Turp nga polakët, fishkëllejnë Himnin Kombëtar Shqiptar
26/03 21:08
Top Channel/ “Finalja” e parë me Poloninë, mbushet stadiumi në Varshavë
26/03 20:29
Top Channel/ Poloni-Shqipëri, luhet Botërori! Ndeshjen e play off në Digitalb
26/03 20:14
Top Channel/ Pak para ndeshjes, mijëra forca policie rrethojnë stadiumi në Varshavë
26/03 19:33
Top Channel/ “Finalja” e parë për në Botëror, forcat e policisë ‘blindojnë’ stadiumin në Varshavë
26/03 19:14
Top Channel/ Pranë ëndrrës së Botërorit/ Shqipëria sot në ndeshjen e parë play-off kundër Polonisë
26/03 15:46
Top Channel/ Demollari nderohet në Maliq. Ikona e futbollit shqiptar shpallet “Qytetar Nderi”
26/03 15:35
Top Channel/ Kosova përballë historisë. Dardanët në provën e ëndrrës së finales së Botërorit
26/03 15:27
Top Channel/ Ndeshja e shumëpritur Poloni-Shqipëri, ‘vishte’ me flamurin gjigant ndërtesën në Fier
26/03 15:23
Top Channel/ Një hap larg Botërorit, Shqipëria përballë Polonisë për të mbajtur gjallë shpresën
26/03 12:53
Top Channel/ Olsi Rama në hotelin e Kombëtares në Varshavë, takohet me ish-lojtarët e Partizanit
26/03 12:24
Top Channel/ “Finalja” e Botërorit për kuqezinjtë, polakët ‘blindojnë’ tifozët shqiptarë në Varshavë
25/03 22:31
Top Channel/ Finalja e parë me Poloninë, Gjimshiti dhe Sylvinho në konferencë: Dy muaj pa gjumë
25/03 22:31
Top News – Kombëtarja drejt ëndrrës Botëror/ Gjimshiti-Do të jemi gati për të dhënë maksimumin
25/03 20:29
Top Channel/ Shqipëria mbërrin në Poloni, nesër luhet “play off” i Botërorit
25/03 20:09
Top Channel/ Finalja’ me Poloninë, Sylvinho: E adhuroj Lewandwoskin, por duhet të kemi kujdes…
25/03 17:46
Top Channel/ “Nuk duhet të qahemi”, Sylvinho: Nuk e kam menduar ende formacionin për nesër
25/03 17:45
Top Channel/ “I njohim cilësitë e Muçit dhe Mehmetit”, Sylvinho: Kam dy muaj që nuk fle gjumë
25/03 17:44