Qeveria ka vendosur të kompensojë financiarisht mbi 13 mijë familje për pronat e tyre. Kjo do të realizohet nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Fondi prej rreth 1.4 miliardë lekë do të shkojë në llogaritë bankare të pronarëve prej ditës së sotme 31 Dhjetor dhe në ditët e ardhshme.