Komiteti Teknik i Ekspertëve të enjten deklaroi se për shkak të stinës së dimrit dhe mutacionit të ri Omicron, masat kufizuese anti Covid do të shtohen me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit. Deri më 31 dhjetor të gjithë punonjësit e administratës publike, qendrave tregtare dhe supermarketeve do të duhet të vaksinohen. Nga data 4 janar, atyre do u kërkohet certifikata e vaksinimit.