Kuvendi ka miratuar përbërjen e Komisioneve të Posaçme për “Antikorrupsionin” me 73 vota pro, 7 kundër dhe 1 abstenim dhe Komisioni për “Dezinformimin” me 73 vota pro dhe 7 kundër dhe asnjë abstenim. Deputetët që votuan kundër për Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion, Lindita Metaliaj, Dashnor Sula, Agron Shehaj, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Dashamir Shehi, Kasem Mahmutaj, ndërsa abstenim ishte deputeti Bujar Leskaj.