Deputetët e opozitës protestojnë në Komisionet Parlamentare, pse mbledhjet zhvillohen online kur deputetët janë prezentë. Debatet janë zhvilluar në Komisionin e Ligjeve. E njëjta situatë është edhe në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, çka ka bërë që mbledhja të ndërpritet për t’u shtyrë në orën 12:30. Deputetët e opozitës, Saimir Korreshi, Dhurata Çupi dhe Dashnor Sula kanë hyrë në një prej sallave ku ndodheshin deputetë të maxhorancës,