Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat po zhvillon mbledhjen e radhës, ku po shqyrtohen disa projektligje. Mes të tjerash, komisioni diskuton projektligjin për ndryshime në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat”, i propozuar nga deputetja Jorida Tabaku, si dhe projektligji për një shtesë në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, nismë e një grupi deputetësh të Partisë së Lirisë.