Policia kolumbiane arrestoi një terrorist rus pjestar të Isis. Militanti rus i Shtetit Islamik u arrestua në aeroportin El Dorado në Bogotá teksa po shkonte për në Guatemala. Pamjet e arrestimit të tij u publikuan nga policia kolumbiane. Drejtori i policisë kolumbiane Jorge Vargas tha se Vladimir Taranetc, është i kërkuar nga autoritetet e vendit të tij dhe akuzohet se ka udhëtuar nëpër disa vende midis Sirisë dhe Turqisë për të formuar organizata terroriste. Ne kontaktuam menjëherë autoritetet e policisë ruse për të nisur procedurat e ekstradimit," shtoi Vargas. I njohur gjithashtu si Ali Ali, terroristi dyshohet se ka qenë aktiv që nga fundi i vitit 2013 në një grup radikal islamik. Pas shpërbërjes së këtij formacioni të armatosur, Ali Ali dhe anëtarët e tjerë iu bashkuan organizatës terroriste të Shtetit Islamik. Ai vepronte si një luftëtar dhe kishte një arsenal të fortë armësh zjarri dhe municionesh”, shpjegoi policia kolumbiane.