Në kohën kur sipas Shtëpisë së Bardhë bisedimet e fundit për një armëpushim në Rripin e Gazës, që u mbajtën në Doha të Katarit, me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara kanë nisur me një "fillim premtues", nga Lindja e Mesme mbërriti lajmi se dhjetëra kolonë izraelitë sulmuan një fshat palestinez në Bregun e pushtuar Perëndimor, duke djegur shtëpi dhe automjete.