Dhjetëra kolonë izraelitë u kanë vënë flakën shtëpive dhe makinave në një fshat në Bregun Perëndimor të pushtuar, teksa Ministria palestineze të Shëndetësisë njoftoi për një viktimë. Kolonët, disa prej tyre të veshur me maska, hodhën gurë dhe kokteje molotov në fshatin Jit, pranë qytetit të Nabluz.