Kolegji i Europës festoi 75-vjetorin në Bruksel, duke përkuar me hapjen zyrtare të kampusit të tij të tretë në Tiranë. Duke iu drejtuar audiencës së të diplomuarve ndër vite (Alumni) të kolegjit, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehu krenarinë për përfshirjen e Tiranës si një nga tre qytetet që presin kampuset e këtij institucioni prestigjioz.