Evi Kokalari, prezente në foltoren e sotme të Sali Berishës tha se në 11 dhjetor është e sigurt se kreu i PD Lulzim Basha do të largohet nga posti. Kokalari tha se i kishte rënë në sy dhe fakti që një seancë parlamentare Basha akuzoi me emra disa biznesmenë në Shqipëri. Ajo tha se pasi kishte pyetur , mësoi se Basha e bën këtë gjë për të gjobitur bizneset, madje siç tha ajo, Basha i ka marrë dy vila në këtë mënyrë.