Top Channel/ “Kohë në pentagram”! Mbrëmje Gala në nder të regjisorit Nikolin Gurakuqi
17/10/2025 20:01

“Kohë në Pentagram” është shfaqja që fton publikun këtë të shtunë në një mbrëmje gala në nder të regjisorit Nikolin Gurakuqi në 70-vjetorin e lindjes. Mjeshtri i Madh rikthehet në Teatrin e Operas dhe Baletit, aty ku është lidhur shpirtërisht që në fëmijëri kur këtë skenë ia prezantoi i ati, regjisori Luigj Gurakuqi dhe ku më pas ndoqi të njëjtin rrugëtim artistik. Teatri i Operas është esenca e jetës për Nikolin Gurakuqin, që me modestinë që e karakterizon, e cilëson këtë mbrëmje një festë mes kolegëve dhe artdashësve. Nikolin Gurakuqi, regjisor – Kjo është një festë e institucionit, këtu festohen sukseset e institucionit, edhe kolegëve i kam thënë ‘mblidhuni për të festuar si teatër, këtë herë sebepi jam unë, nesër do të jetë dikush tjetër’. Gurakuqi i dha jetë mbi 80 produksioneve operistike, duke sjellë në skenën shqiptare vizion bashkëkohor dhe ndjeshmëri të thellë dramatike. Dritan Lumshi, dirigjent - Nikolini nuk është vetëm një regjisor, por është një personazh. Duke qenë vetë këngëtar, ai ka ndërtuar personazhet, i ka prekur personazhet, si nëpërmjet kantos, po ashtu edhe nëpërmjet anës regjisoriale të tij, duke skalitur çdo tip, çdo karakter. Vepra të mëdha si “Tosca”, “Carmen”, “Aida”, “Otello”, “Një ballo me maska”, “Goca e Kaçanikut” mbajnë firmën e tij regjisoriale, por cila është e preferuara e tij? Nikolin Gurakuqi, regjisor - Kur janë shumë vepra, e ke të vështirë të zgjedhësh, por do të veçoja operën ‘Aida’ dhe ‘Turandot’ dhe një tjetër vepër me një personazh, që është opera ‘Zëri njerëzor’, që e kam vënë në skenë me Edit Mihalin. Pas 5 dekadave krijimtari, nuk ka ndër mend të ndalet, dhe zbulon dëshirën për të sjellë një tjetër vepër, që e lë surprizë për publikun. Nikolin Gurakuqi, regjisor - Ia kam vënë syrin, por mbetet për t’u parë. Nën drejtimin muzikor të maestro Edmond Doko dhe Dritan Lumshi, publiku do të udhëtojë përmes kryeveprave të repertorit botëror si Verdi, Puccini, Bizet e Rossini.

Top Channel/ Koncerti për Tish Dainë/ Shkodër, koncert-homazh për 100-vjetorin e lindjes artistit
12/04 15:13
Top Channel/ Ekspozitë për Zojzin, në Marubi ekspozohen për herë të parë fotografitë etnografike
11/04 15:31
Top Channel/ “Face 202 Face në rrugë”, fotografët nga Vlora çelin në galeri ekspozitën
11/04 12:30
Top Channel/ Panairi i poçerisë në Korçë, tradita e Pashkës gjallëron qytetin
10/04 15:41
Top Channel/ Ekspozita e Salvador Dalí në Tiranë, 81 vepra botërore origjinale në COD
10/04 15:35
Top Channel/ Kujtim për Vaçe Zelën! Lushnja e përkujton me koncert në 87-vjetorin e lindjes
08/04 15:29
Top Channel/ Zija Çela fiton “At Zef Pllumi”, vlerësohet romani “Koka mbi katror”
07/04 20:11
Top Channel/ “Ne të dy dhe dashuria” Bora Minga sjell vëllimin poetik që flet me gjuhën e zemrës
05/04 12:36
Top Channel/ Shkrimtari i njohur gjermano-austriak prezanton librin e ri në qytetin e Kadaresë
05/04 12:26
Top Channel/ Kadare në pikturë! Ekspozitë në shtëpinë studio, prezantohen portretet e shkrimtarit
03/04 15:34
Top Channel/ Dy kryevepra në TKOB, Cavalleria Rusticana dhe Gianni Schicchi do emocionojnë publikun
03/04 12:37
Top Channel/ Teatri Kombëtar me projekt rajonal, projekti SEEDS synon bashkëpunim rajonal
01/04 12:29
Top Channel/ Kadare e Agolli kujtohen në Kinë! Eventi nga Ambasada dhe Katedra e Gjuhës Shqipe
31/03 15:32
Top Channel/ Delvina, Ansambël Arkitektonik Urban! Fokus ruajtja dhe zhvillimi i trashëgimisë
30/03 20:20
Top Channel/ Muzeu i Drishtit drejt degradimit, turistët vijnë por mungon mirëmbajtja
29/03 19:53
Top Channel/ Shtegu “Tinka Kurti” në Prezë! Artistja nderohet në Ditën e Teatrit
27/03 15:48
Top Channel/ Shqipëria dhe Polonia e viteve ’60! Ekspozita e fotografes polake te “Marubi”
27/03 15:32
Top Channel/ “Zogu themeloi shtetin modern”! Ribotohet studimi pas 3 dekadash, thirrja e historianit
26/03 20:18
Top Channel/ Librat e ndaluar! Ekspozohen veprat e papërshtatshme gjatë komunizmit
25/03 15:26
Top Channel/ Përkujtohet në 95-vjetorin e lindjes Ramiz Kovaçi, Zhani Ciko: Themelues i Teatrit dhe Operas
23/03 19:55