Zybejdeja dhe Agimi edhe pse i kanë kaluar të 70, e prodhojnë vetë rakinë, por në mënyrën tradicionale duke e shtypur rrushin. Në mungesë të një makinerie që kushton, kjo punë për Zybejdene është e lodhshme. Ndërsa Agimi kujdeset për zjarrin, për gradacionin e rakisë dhe për pastërtinë e tyre. Banesa e dy të moshuarve duket se është kthyer në një mini kantinë të prodhimit të rakisë dhe verës.