Kodi Penal i vitit 1995 pritet të ndryshojë sërish, edhe pse një Kod i ri është hartuar dhe gjendet në fazë diskutimi. Ministria e Drejtësisë ka nxjerr në konsultim disa shtesa të legjislacionit në përputhje me objektivin e integrimit të Shqipërisë në BE. Përafrimi i akteve në fushat e pastrimit të parave, luftën ndaj terrorizmit, trafikut të paligjshëm të drogave, trafikimit të qenieve njerëzore, abuzimit seksual dhe pornografisë së fëmijëve është parashikuar të kryhet brenda vitit 2025, prandaj Ministria e drejtësisë shpjegon se ka nevojë për një ndryshim të Kodit ekzistues, veç angazhimit për Kodin e ri Penal. Efekt