Në një seancë që zgjati deri në 3.30 pas mesnate, maxhoranca socialiste ka miratuar me 85 vota pro aktin normativ për ndryshimin e buxhetit të shtetit 2025. Megjithë mungesën e kryeministrit Rama, socialistët përfituan edhe nga votat e Partisë Social Demokrate për të kaluar kufirin e 84 votave të nevojshme.