Për përmbytjet e javës së kaluar në qytetin e Vlorës dhe dëmet e shumta të shkaktuara në biznese e banesa dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Për këtë arsye Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim në disa institucione, për të zbuluar shkaqet që çuan në këtë situatë problematike, por edhe për menaxhimin e situatës nga institucionet përkatëse.