Mbrëmjen e së dielës në fshatin Gurrë e Vogël të bashkisë Klos, pas një konflikti familjar është gjetur nga policia i vrarë me sende të forta një 47 vjeçar. Viktima quhet Ylber Elezi kryefamiljari. Kanë qenë banorët e fshatit që kanë dëgjuar një zhurmë të dyshimtë, por nuk kanë hyrë në banesë. Ata kanë lajmëruar policinë e cila mbërriti pas 30 minutash. Bashkëshortja Mine Elezi ka dashur të pengojë policinë që të bëjë kontroll në banesë. Pasi është gjetur trupi i pajetë janë shoqëruar në polici bashkëshortja e viktimës si dhe e bija.