Klima e të bërit biznes në vend është ende e pafavorshme për sipërmarrjen. Në indeksin e Biznesit të publikuar nga Dhoma Amerikane, besimi i biznesit në Shqipëri shënoi rënie me 0.5% në 2021, duke arritur në 37.6 nga 38.1 që ishte më 2019 duke shënuar nivelin më të ulët që prej fillimit të matjes së indeksit 9 vite më parë.