Top Channel/ Kleringu kërcënon ndërtimin, prodhuesit: Jemi në krizë, rrezikojmë falimentin
21/12/2025 19:41

Kleringu, po sjell krizë ekonomike në sektorin e ndërtimit. Kantierët e ndërtimit nuk janë një mundësi e mirë ekonomike për prodhuesit e tullave. Fabrikat po i ndezin furrat e tyre, jo për të fituar para, por për prona. Viktor Nikolli, i cili është administrator i një fabrike tullash në Fushë Krujë, thotë se kjo formë e re tregtie po e dërgon atë drejt falimentimit. Sipas tij shpirti i biznesit është qarkullimi i parasë. “Problemi më i madh që kemi është likuiditeti, po na shkatërron klerigu. Jemi të detyruar të shesim me klering sepse kështu punojnë konkurrentët tanë. Është për të ardhur habi se si ka mundësi po kthehemi në kohën e shkëmbimit mall me mall”, shprehet Viktor Nikolli. Kleringu, duket se është fitimprurës për ndërtuesit, por jo për prodhuesit e materialeve që ngrihen objektet e tyre. “Sot ka ndërtues që nuk ka nevojë të shesin sepse gjithë kostot që një ndërtues ka i shpërndan nëpërmjet kleringut, dhe e ka mundësinë të presë një moment të dytë për të shitur pronën me një çmim më të lartë”, shprehet Ervin Demirxhiu, vlerësues pasurive të paluajtshme. Kjo marrëdhënie biznesi, ndikoi që Viktori të ndërmarrë vendimin ekstrem për fabrikën e tij. “Më datën 20 dhjetor fabrika u fik, jemi të bllokuar për pagesat, të mbash fabrikën në punë duhen minimalisht 400 mln lekë të vjetra për të bërë pagesat.”, shprehet Nikolli. Çmimet e larta të diktuara nga ndërtuesit kanë lënë stok apartamentet që Viktori ka përfituar nga kleringu. “Sot që flasim unë kam 40 banesa në treg që nuk i shes dot, dhe arsyeja është se është bllokuar tregu, çmimit janë tepër të larta”, shton më tej ai. E ndërsa pallatet shtohen, shitjet kanë ecur në të njëjtin ritëm si një vit më parë. “Është e vërtetë që ka pas një stopim për pronat e rishitura dhe këtu ndikon procesi i rivlerësimit”, thotë Demirxhiu. Sipas Bankës së Shqipërisë, koha mesatare për të shitur një apartament është rritur në 11.1 muaj, duke ia bërë më të vështirë pronarëve nxjerrjen në treg të një banese.

Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27
Top Channel/Euro po prek fundin, remitancat e turizmi “rrëzojnë” monedhën europiane në minimum të ri
21/02 19:57
Top Channel/ “Përkeqësim i klimës së biznesit”, investitorët e huaj të shqetësuar për korrupsionin
20/02 15:14
Top Channel/ Turistët flenë në informalitet, vetëm 25% qëndrojnë në biznese të regjistruara
19/02 15:23
Top Channel/ Rënia e euros godet fasonët, vështirësi edhe prej rritjes së pagës minimale
18/02 19:54
Top Channel/ Bien importet dhe eksportet, ekspertët: Pasoja të drejtpërdrejta në ekonomi
17/02 20:03
Top Channel/ TVSH nuk ndjek rritjen e çmimeve, ekspertët: Evazioni dhe oligopoli po dëmton tregun
16/02 19:55
Top Channel/ Kreditë e këqija zvogëlohen, por 35.9 mld lekë të dhëna me kredi mbeten risk
13/02 15:16
Top Channel/ Inflacioni u rrit në 2.3%, shkak rritja çmimit të qirave dhe e ushqimeve
12/02 15:32
Top Channel/ Shqiptarët me lekë nëpër xhepa! 4.83 miliardë euro cash në 2025
08/02 19:46
DIGITALB DIGITALB