Si një nga frutat më të shëndetshme ekzotike, kivi nuk është më peng i importit, por kultivohet gjërësisht në vend. Eksperiencën që morën jashtë Shqipërisë emigrantët vendosën ta eksperimentojnë në vendin e tyre dhe duket se kivi gjeti terren të përshtatshëm. Çmimi në treg gjithashtu është i favorshëm dhe fermerët çdo vit shtojnë sipërfaqet e mbjella me kivi.