Një e re nga Berati humbi jetën mesditën e së mërkurës pasi ra nga lartësia e pallatit ku po qëndronte, në plazhin e Durrësit. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 të së mërkurës, në lagjen nr. 13, zona e plazhit dhe paraprakisht dyshohet se e reja ka rënë aksidentalisht, nga kati i katërt i pallatit. Prej pak ditësh ajo kishte ardhur tek vajza e xhaxhait në Durrës për plazh, por ende në rrethana të paqarta ka rënë nga lartësia duke humbur jetën. Policia po heton rastin edhe për një vetëvrasje të mundshme.