Katër persona nga Durrësi dhe një përson nga Tirana janë vënë në hetim, pasi kishin zaptuar plazhet publike në bregdet. Ndërsa plazhet janë plot dhe pushuesit e kanë të vështirë të gjejnë plazhet publike, policia e Durrësit ka shtuar kontrollet në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike.