Në seancën disa orëshe, në qënder të të cilës ishte teksti i Marrëveshjes Themelore, që duhet të rregullojë marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe, qeveria malazeze miratoi propozimin që ka ndezur debate të thella në vend. Nga 18 ministra të pranishëm, 13 votuan në favor të draftit, sipas mediave vendase.