Top Channel/ Kisha serbe i del në mbrojtje Vuçiçit, peshkopët kërcënojnë intelektualët “protestues”!
05/09/2025 10:39

Kisha serbe është hedhur në mbrojtje të presidentit Aleksandar Vucic, të përballur me muaj të tëra protestash që nuk po fashiten. Peshkolë besnikë të regjimit i kanë dalë kundër intelektualëve që përkrahin tubuesit. Teologu dhe historiani nga Beogradi, Vukashin Miliqevic është një prej tyre. Pikërisht maja e Kishës së fuqishme Ortodokse Serbe (SPC) ka nisur procedura kundër tij. Miliqeviq, një prift i shuguruar dhe baba i katër fëmijëve, e ka ngritur zërin në publik edhe më parë e në kohën e pandemisë, pati kritikuar atë që e konsideronte sjellje të papërgjegjshme të udhëheqjes së kishës gjatë shërbesave fetare. Disa peshkopë, përfshirë Patriarkun e atëhershëm Irinej, dhe shumë priftërinj dhe besimtarë, vdiqën si pasojë e infeksionit me virusin SARS-CoV-2. Kritikat e Vukashin Miliqevicit ndaj udhëheqjes së kishës i kanë dhënë pasojat e tyre: atij nuk i lejohet më të shërbejë liturgjinë dhe aktualisht ndodhet para të ashtuquajturës "gjykatë kishtare". Nëse Miliqevic shpallet "fajtor", në rastin më të keq ai përballet me përjashtim nga kisha - që është ndëshkimi më i rëndë për këtë të krishterë të devotshëm. Ai i tha DW se kërkon që udhëheqja e kishës të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj – përfshirë servilizmin ndaj shtetit e insiston që të hetohet përvetësimi i fondeve publike dhe shkeljet e moralit të krishterë nga kleri. Për më shumë se dhjetë muaj, qindra mijëra njerëz kanë dalë në rrugë në pothuajse çdo qytet të Serbisë. Ata kërkojnë zgjedhje të reja dhe fundin e korrupsionit të përhapur gjerësisht. Lëvizja e protestës u nxit nga një incident në nëntor 2024, kur një tendë mbi një stacion treni të rinovuar u shemb në Novi Sad, duke lënë të vdekur 16 persona. Shumë banorë akuzojnë zyrtarët shtetërorë se janë bashkëfajtor në aksident.

Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00